Arbëri

Mashtrimi i tregtarëve të drunjve rëndon qytetarët

Çmimet e druve për djegie në kryeqytet dallojnë në varësi të llojit, ku bungu mund të blihet me 40 deri në 45 euro për metër, ndërsa ahu nga 30 deri në 40 euro.

Shitësit e druve thonë se çmimi mund të mbetet si është nëse gjatë vjeshtës dhe dimrit merr mot i but, në të kundërtën çmimi i druve do të rritet.

Ndërsa, ata thonë se në këtë kohë nuk ka shumë interesim nga ana e qytetarëve për të blerë dru.

Një nga shkaktarët për mosinteresim të qytetarëve për tregtarin Fehmi Aliu, është mashtrimi që disa tregtarë iu kanë bërë lidhur me metrin e druve.

“Interesim ka po pare nuk po kanë qytetarët. Për çmime janë të llojllojshme, ky kushton 40 euro çmim real, por do që po bëjnë dallavere i kanë ka shtatë metra thonë i kemi ka 10 ata ju thonë edhe 30 euro, a 30 euro kushton ky në bjeshkë. Bungu 40, 45. Tregtarët bëjnë mashtrime i ka 7 metra e gjen dikë i thotë i kam 10, ia lëshon çmimin më poshtë edhe viktimë qytetari”, tha ai.

Një nga blerësit që KosovaPress hasi është Fadil Bekteshi, i cili tha se u nda i kënaqur nga blerja që bëri.

“Po i bleva, çmimi real është 40 euro po shkojnë, mirë është, për mua mirë është. I bleva 10 metra, drutë e mira. Pak shtrenjtë, por mirë mirë”, tha ai.

Çmim i njëjtë për metër dru sipas tregtarëve të Prishtinës është në të gjithë Kosovën, kjo edhe për shkak se koha ende është e nxehtë.