Arbëri

E ardhmja e parasë

Ishte viti 1976 kur ekonomisti austriak, Frederich Hayek, në librin e tij “Denacionalizimi i parasë” propozoi heqjen e autoriteteve kontrolluese të parave. Ideja e Hayekut ishte që paratë të emetoheshin nga shumë institucione financiare, dhe jo të ketë monopol dhe kontroll nga një autoritet qendror, siç ngjashëm ndodh me bankat qendrore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Idetë e tij të liberalizmit të skajshëm ekonomik, u etiketuan si revolucionare. Revolucionare për shkak se rekomandonte një praktikë krejtësisht të ndryshme, që nuk ishte praktikuar asnjëherë që nga fillimi i përdorimit të parave, por edhe për shkak se realizimi i këtyre ideve parashihte heqjen e autoritetit të shtetit mbi paranë. Shumë i quajtën ide të rrezikshme.... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.