Arbëri

Reagojnë ndërkombëtarët për kryetarët e Supremes dhe Apelit, KGJK-ja thotë se u bazua në Kushtetuesen

Zgjedhja e kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe atij të Gjykatës Supreme nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) është cilësuar si jotansparent nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Mbretërisë së Bashkuar, Zyrës së Bashkimit Evropian, si dhe EULEX-it, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pika ku këta përfaqësues kanë kontestuar mënyrën e zgjedhjes së këtyre kryetarëve është votimi i fshehtë që, sipas tyre, lidhet me vlerësimin në bazë të meritokracisë.

Ky reagim vjen disa javë pas emërimit të Hasan Shalës në krye të Apelit dhe Enver Pecit në krye të Gjykatës Supreme të Kosovës, për çka kishte reaguar edhe gjyqtarja e Supremes, Valdete Daka... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.