Arbëri

Pacolli tregon çka u bisedua në takimin LAA-VV

Descriptive Text

Sot në Prishtinë në mesditë me iniciativë të Alternativës dhe AKR-së u zhvillua një takim me udhëheqësit e VV-së.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka treguar se çka u diskutua në këtë takim.

Postimi i Behgjet Pacollit në Facebook:

Për atë çfarë ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës, sot në mesditë mbajtëm një takim me drejtuesit e Alternativës, Mimoza Kusari - Lila dhe Ilir Deda. Në mesditë, ne të AKR-së dhe Alternativës zhvilluam një takim edhe me udhëheqësit e VV-së, Albin Kurti dhe Dardan Sejdiu. Në takim diskutuam për hapat e radhës në zhbllokimin e situatës së krijuar pas seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës. U bisedua për domosdoshmërinë e lëvizjes së procesit në krijimin e institucioneve të Kosovës. Në orët e pasdites u takuam edhe me Kryetarin e LDK-së, Kryeministrin në detyrë, Isa Mustafa. Në këtë takim partitë e koalicionit LAA caktuan anëtarët e grupit punues politik dhe atij programor me VV për harmonizimin e qëndrimeve të koalicionit LAA për prioritetet qeverisëse të Kosovës duke u dakorduar për intensifikim të dialogut me VV prej fillimit të javës së ardhëshme.

Pas dakordimit për platformën qeverisëse partitë e LAA dhe VV do të jenë të hapura për të krijuar koncenzusin e nevojshëm për qeverisjen e re dhe temat e rëndësisë së veçantë për Kosovën.

Pjesëmarrës në takime nga partitë politike ishin: Mimoza Kusari - Lila dhe Ilir Deda (Alternativa), Behgjet Pacolli, Korab Sejdiu (AKR), Isa Mustafa (LDK), Albin Kurti dhe Dardan Sejdiu (VV).