Arbëri

LDK-ja akuzon Ahmetin se në Prishtinë bëri shumë zhurmë e pak punë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar kandidatin për kryetar të Prishtinës.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se për katër vjet qeverisje të Shpend Ahmetit në Prishtinë, ka pasur më shumë zhurmë se punë, thotë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili udhëhoqi kryeqytetin para Shpend Ahmetit.

Sipas tij, Vetëvendosje në Prishtinë nuk ka realizuar asnjë projekt të ri që mund të përmendet. Ish-ministri në Qeverinë e Isa Mustafës, Arban Abrashi, ka thënë se është i nderuar që ka marrë besimin e partisë dhe ka thënë se do të jetë kryetari i qytetarëve të Prishtinës.

Ai ka shtuar se nuk do të merret me punë të tjera regjionale, por vetëm me punët e Prishtinës.

Gjatë prezantimit të Abrashit afër objektit të komunës, Isa Mustafa bëri të ditur se LDK-ja ka shqyrtuar disa emra për kreun e Prishtinës si Avdullah Hoti, Ismet Beqiri, Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku, por në fund ka vendosur për Abrashin.