Arbëri

Stavileci s’mohon kandidimin për Prishtinën, tregon se ç’do të bënte po të ishte në vend të Ahmetit

Descriptive Text

Ministri i Zhvillimit Ekonomik është njëri nga emrat e lakuar për ta përfaqësuar PDK-në në garën për zgjedhjet lokale për Prishtinën.

Këtë Stavileci nuk e ka mohuar në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, duke thënë se po të ishte në vend të Ahmetit, Prishtina do të ishte shumë më e zhvilluar ekonomikisht, me përqindje më të vogël të papunëve dhe shembull i një qendre inovative.

“Mendoj që ka shumë gjëra që nuk janë bërë si: Energjia e ripërtërishme, IT, etj. Në Prishtinë do mund të hapeshin shumë vende të reja të punës, sidomos me sektorin e IT-së. Pra, kryeqyteti nuk do të ishte vetëm qendër e teknologjisë se informacionit por edhe qendër e eksportimit të shërbimit të IT-së”, u shpreh Stavileci, transmeton koha.net.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në nëntor të këtij viti.