Arbëri

“Refleksione arsimore 3”, pedagogu Azemi dha idenë për riorganizim të arsimit parauniversitar

 

Është promovuar libri “Refleksione Arsimore 3” i pedagogut Azem Azemi. Para një numri të madh pjesëmarrësish, ai tha se libri adreson problemet dhe sfidat e arsimit gjatë viteve të ’90-a dhe prezantoi edhe idenë për një riorganizim të rrjetit shkollor parauniversitar.

Në hapësirat e Institutit Albanologjik u promovua vëllimi i tretë i librit “Refleksione Arsimore”, që për autor ka veteranin dhe njohësin e arsimit, Azem Azemi.

Para një numri të madh pjesëmarrësish, ai ka thënë se libri adreson problemet dhe sfidat e arsimit gjatë viteve të ’90-a.