Arbëri

Pacolli nis negociatat për hisenë në qeverinë Haradinaj

AKR-ja e Behgjet Pacollit formalisht është ende pjesë e koalicionit LAA, por tashmë ajo ka nisur negociatat për hisenë që e kërkon në qeverinë të cilën ka ndarë mendjen ta krijojë me koalicionin PAN, shkruan sot "Koha Ditore".

Pacolli ka zhvilluar takime me dy kandidatët e koalicionit për t’u vërë në krye të institucioneve, kreun e PDK-së, Kadri Veseli, dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Muharrem Nitaj, anëtar i Kryesisë së AAK-së, ia ka konfirmuar gazetës zhvillimin e negociatave për pozitat në Qeveri.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.