Arbëri

Në Kosovë numri i të sëmurëve me kancer rritet për 30 %

Onkolog, Ilir Kurtishi i tha sot televizionit publik se trendi i sëmundjeve malinje në Kosovë është në ngritje.

“Në krahasim me vendet e rajonit ne qëndrojmë më mirë. Ka më pak persona se në Maqedoni dhe në Malin e Zi. Vetëm në gjashtëmujorin e parë kemi 800 raste, kurse deri në fund të vitit do të mund të kemi mbi 1400”, tha ai.

Sipas tij si klinikë kanë regjistër për të sëmurët. “Shumë shpejt Kosova do të ketë regjistër për kancer”, tha ai.

Në përgjithësi ka ngritje prej 30 për qind në një vit. Kurtishi bëri me dije se ka edhe të sëmurë me këtë sëmundje që nuk lajmërohen në Prishtinë, por shikojnë alternativa të tjera.

“Kjo shifër shkon prej 5 %”, tha ai.

Sipas tij kjo sëmundje është e trashëgueshme, por shkaktarë të saj janë edhe pirja e duhanit, alkooli dhe obeziteti.