Arbëri

Rrëfehet “Pinço”, ushtari i UÇK-së që u lirua nga burgjet serbe ku u mbajt 13 vjet

Pas 13 vjetësh, Anton Lekaj ka përfunduar vuajtjen e dënimit në burgjet e Serbisë.

‘Pinço’, ashtu siç e njohin të gjithë, ditën e parë në liri, e ka vizituar varrin e babait dhe të shokëve të tij të luftës.

E, shokë dhe miq të tjerë të familjes, i kishin ardhur në vizitë.

Anton Lekaj ka treguar se ishin shumë të vështira vitet e kaluara në burgjet e Serbisë.

I akuzuari për krime lufte ndaj popullatës civile nga Gjykata e Qarkut në Beograd, ka thënë se këto akuza kanë qenë të pabaza dhe të orkestruara nga Serbia.

‘Pinço’ ka thënë se nuk ka pasur përkrahje fare nga shteti i Kosovës, derisa e ka akuzuar direkt kryeministrin për mospunë, sa u përket akuzave të Serbisë për ish-ushtarët e UÇK-së.

Lekaj nga Gjakova në vitin 2005 u dënua më 13 vjet burgim për krime lufte, të kryera ndaj popullsisë civile në Kosovë, menjëherë pas intervenimit të NATO-s.

Ai ishte arrestuar më 17 gusht të 2004-ës në Mal të Zi, e më vonë ishte ekstraduar në Serbi, për t’iu dhënë dënimi një vit pas.