Arbëri

Olluri: Sulmet pas shpine i bëjnë gazetarët më të fortë

Descriptive Text

Gazetari Parim Olluri, ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm që i është bërë para banesës së tij në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, ai ka njoftuar se sulmuesit nuk i njeh, porse Policia është duke u marrë me rastin e së mërkurës.

“Ju falemnderit per mbeshtetjen e juaj. Kjo deshmon se shume ne numer jemi lirise se shprehjes dhe publikimit te aferave kriminale te pushteterave e biznesmeneve te fuqishem”, ka shkruar Olluri.
“Une jam mire me shendet. Nuk kam lendime te renda. Genta e ka marre veten nga tronditja prej sulmit te mbremshem. Sulmuesit nuk i njoh, por Policia eshte duke u marre me rastin. Shpresoj qe do ti zbulojne edhe urdherdhenesit e tyre. Neve, gazetareve keto sulme pas shpines na bejne edhe me te forte”, ka shtuar ai.

“Na tregojne sa njerez te lige jane ata per te cilet raportojme. Nese kane menduar se Insajderi do te ndalet se publikuari aferat mafioze te tyre, jane gabuar rende. Ata duhet te kene frike nga ne gazetaret, e jo ne te frikesohemi nga te korruptuarit.
Une dhe koleget e mi ne Insajderi do te vazhdojme te jemi ashper ne luftimin e se keqes, seksereve, komandanteve te korruptuar te UÇK-se dhe te gjithe hajnave tjere, te formave te ndryshme”.