Arbëri

Buja lë PDK-në, kalon në Nisma

Ish-deputeti i PDK-së, Shukri Buja, ka konfirmuar për KosovaPress se që nga sot nuk do të jetë pjesë e kësaj partie, pasi që do të kalojë në subjektin tjetër politik, Nisma.

Ai nuk ka dhënë detaje për arsyet e braktisjes së PDK-së, por tha se çdo gjë rreth këtij aderimi do të sqarohet në konferencën për medie që do të mbahet në orën 14:00 në selinë e subjektit Nisma.

Buja ka dhënë dorëheqje kohë më parë nga posti i kryetarit të degës së PDK-së në Lipjan, si dhe nga kryesia e PDK-së, duke thënë se nuk do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Lipjan.

Arsyet e dorëheqjes së tij, Buja i ka bërë të ditura në një letër pesë faqe që ia ka dërguar kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe kryesisë së partisë.

Buja ka qenë kryetar i Komunës së Lipjanit dhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.