Arbëri

Nisma e Fjala të shqetësuara me sulmin ndaj Ollurit

Descriptive Text

Nisma për Kosovën thotë se me shqetësim shumë të madh ka marr lajmin për sulmin ndaj kryeredaktorit të portalit “Insajderi”, Parim Olluri.

“Nisma për Kosovën dënon ashpër sulmet e tilla ndaj gazetarëve dhe fton organet kompetente që të ndërmarrin masat e nevojshme në lidhje me rastin. Sulmet dhe kërcënimet e kohëve të fundit ndaj gazetarëve janë shqetësuese, të pa tolerueshme dhe kjo nuk mund cilësohet ndryshe përpos si kërcënim dhe sulm ndaj fjalës së lirë dhe profesionit të gazetarisë”, thuhet në reagimin e Nismës.

Edhe partia Fjala në reagimin e saj thotë se sulmi ndaj gazetarëve, tregon frikën dhe dobësinë e kriminelëve

“FJALA dënon fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit Parim Olluri.

Sulmi i mbrëmshëm tregon frikën dhe dobësinë që kanë të këqinjtë dhe kriminelët përballë gazetarisë hulumtuese. Mirëpo kjo nuk duhet të i zbrapsë gazetarët dhe gjithë ata që punojnë për të mirën e vendit, ngase e mira gjithmonë e ka mposhtur të keqen”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

“Ne FJALA urojmë shërim sa më të shpejtë gazetarit Parim Ollurit, dhe njëherit kërkojmë që akterët e krimit të sillen para drejtësisë”.