Arbëri

Punëtorët kërkojnë rritje të pagës minimale, bizneset kundërshtojnë

Descriptive Text

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Punëtorëve, organizatë kjo e cila i mbron interesat e punëtoreve, tash e disa vite me radhë ka kërkuar rritjen e pagës minimale për punëtorë. Një gjë ë tillë nuk ka ndodhur deri më tani, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse ekziston Këshilli Ekonomiko-social, i cili është i përbërë nga përfaqësuesit sindikalë e biznesorë, si dhe institucionet e Republikës së Kosovës, pwr t’u marrw me kww çështje dhe me gjithw kërkesat e punëtorëve për rritje të pagës minimale, qeveritë deri më tani nuk kanë ndërmarrë një hap të tillë.

Sipas Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, paga minimale ndahet në dy kategori. Paga minimale për katergorinë e parë për personat nën 35 vjeç është 130 euro, kurse ajo mbi këtë moshë është 170.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.