Arbëri

Rakiq për kolegët blen mjaltë në Patrikanën e Pejës

Descriptive Text

Kryetari i Listës Srpska Goran Rakiq me bashkëpunëtorë ka vizituar Patrikanën e Pejës, transmeton Koha.net.

Ai është regjistruar në Librin e vizitorëve dhe ka falënderuar murgjit që, siç shkruan “novosti” i Beogradit, përkundër kushteve të vështira dhe izolimit, po mbijetojnë dhe po ruajnë njërën nga shenjtoret më të rëndësishme të Kishës Ortodokse serbe.

Rakiq pastaj e ka vizituar shitoren e manastirit. Sipas rekomandimit, ai u përcaktua për mjaltin e Patrikanën për të cilën i thanë të jetë e cilësisë më të lartë.

Ai pastaj i qerasi kolegët dhe bleu për ta edhe nga një kavanoz mjaltë.