Arbëri

Vetëvendosje nuk shkon në takimin e thirrur nga Mikullovci

Kryesuesi i seancës konstitutive, Adem Mikullovci, për sot në orën 10:00 ka ftuar një takim konsultativ me përfaqësuesit e partive parlamentare, transmeton Koha.net.

Ftesa është bërë, siç ka thënë kryesuesi, që të dëgjohen edhe mendimet e përfaqësuesve të koalicionit PAN rreth vazhdimit e përfundimit të seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës të cilën PAN e ka bojkotuar tash e pesë herë me radhë.

Vetëvendosje ka thënë se nuk do të marrë pjesë në këtë takim.

LAA ka konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa PAN ende nuk është deklaruar.