Arbëri

Një person shtien me armë zjarri prapa shpinës së Lirak Çelajt

Breshëri gjuajtjesh me armë në mënyrë festive kah qielli po gjuan një person i panjohur.

Por, i njohur për publikun është kreu i PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj pas shpinës të së cilit po ndodh akti, e i cili është në aheng me atë që po gjuan dhe të tjerë, raporton Interaktiv i KTV-së.

Mes zhurmës së armës dhe një zëri që thërret “u kall”, ai shfaqet me komoditet, e duke qeshur.

“Kur DJ luan këngën tuaj të preferuar”, shkruan mbi video.

KTV-ja ka provuar ta kontaktojë Lirak Çelajn nëpërmjet telefonit për ta pyetur rreth kësaj, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve.

Nuk janë të rralla rastet e përdorimit të armëve në sytë e deputetëve a anëtarëve të PDK-së. Kjo pasi nga ndërtesa e selisë së saj në qendër të Prishtinës një person ishte parë teksa shtinte me armë kur ish-lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ishte zgjedhur President i vendit.

E kur pyeten rreth detajeve për këtë çështje, ata thonë se në PDK mbajnë vetëm libra.

Çelaj, ish-zëvendësministër i Drejtësisë, përflitet se do të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, për zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen më 22 tetor.