Arbëri

Kusari-Lila i quan ofenduese deklarimet e Von Cramonit për Policinë e Kosovës

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, i quajti ofenduese dhe të pavenda deklarimet e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, që në veri i pyeti policët e Kosovës se “kush dreqi i ka dërguar ata atje”.

Kusari-Lila shkroi në Facebook se policët janë aty ku ka nevojë dhe të vetmit “që duhet të intimidohen nga prezenca e tyre janë shkelësit, abuzuesit apo penguesit e rendit dhe ligjit”.

Sipas shefes së GP të partisë në pushtet, nëse Bashkimi Evropian ka ide për trajtimin e shkelësve të ligjit, duhet të tregojnë. Ajo i ka bashkangjitur disa fotografi ku tregon trajtimin e aktivistëve dhe të protestuesve në disa vende evropiane nga trupat policore.