Arbëri

Kurti në takim me Von Cramonin: Marrëveshja bazë të zbatohet shpejt, plotësisht dhe pa kushte

Kryeminisatri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Siç është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit temë e diskutimit ishte situata në veri, ndërsa theksi i veçantë ishte te dialogu Kosovë – Serbi.

Kurti ka thënë se Marrëveshja bazë dhe Aneksi i zbatimit duhet të zbatohen sa më shpejtë, plotësisht dhe pa kushte,

“Kryeministri rikujtoi se zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit ishin shtyrë një herë në dhjetor, dhe se tani pas mbajtjes së tyre me 23 prill, është e rëndësishme që të fillojmë sa më parë me ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët, të cilat kanë munguar që nga fillimi i muajit nëntor të vitit të kaluar pas dorëheqjes së kryetarëve pararendës. Ndërsa, për sa i përket dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit të saj, ai përsëriti që duhet zbatim i shpejtë, i plotë dhe i pakushtëzuar. Kryeministri shtoi që është kënaqësi të pres znj. Cramon në takim në këto kohë të rëndësishme dhe e falënderoi atë për përkrahjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.