Arbëri

Krasniqi: Le të tregojë AAK çka i premtoi Listës Serbe që po e mbështet

Deputeti Frashër Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar ndaj asaj që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë për Listën Serbe.

“Listën Serbe“, nuk ua sollëm ne! Atë e gjetëm në mesin tuaj, dhe ju neokomunistët e këtij vendi, mos u thirrni në patriotizëm, sepse patriotizmi pa akte patriotike, që juve u kanë munguar gjithmonë, mund të jetë vetëm strehë horrash! Përfaqësimi i serbëve kosovarë (në rastin kontekst Lista Serbe) në Institucionet e Republikës së Kosovës është kategori kushtetuese, dhe në çdo kombinim ata duhet të jenë pjesë e institucioneve, sepse kështu e keni gatuar vetë”, thuhet në komunikatën nga AAK.

Në anën tjetër, Krasniqi iu është drejtuar atyre, duke iu thënë se ishin partnerët e koalicionit të tyre që e sollën Listën Serbe në Kuvend.

Madje, ka kërkuar nga ata të tregojnë se çka i kanë premtuar Listës Serbe, që po i japin tani mbështetje.

Postimi i plotë i Frashër Krasniqit në Facebook:

Mbase njëmend AAK nuk na e solli Listen Srpska ne Kuvend (atë e sollën partneret e saj te koalicionit te krimit). Por AAK pat kerkuar ne fillim te këtij viti qe Lista Srpska te shpallet nongrata dhe te përjashtohet nga Qeveria. Çka ndodhi tash që u bënë bashkë?!

Në vend qe me be deklarata qesharake dhe me shpifje, le t'na tregon AAK se çka i premtoi Listes Srpska për mbështetjen qe po ua jep?!