Arbëri

Ymeri flet për kurdët, kërkon mos t’u mohohet e drejta për pavarësi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një intervistë për televizionin Kurdistan24, ka folur për kurdët, duke thënë se janë njerëz që meritojnë të drejtat dhe liritë e tyre, gjithashtu të drejtën për pavarësi.

“Mendoj që kurdët kanë vuajtur për një kohë shumë të gjatë dhe janë komb që ende nuk kanë shtet, e askush nuk mund t’ua mohoj të drejtat e tyre”, ka thënë Ymeri.

Tutje Ymeri ka thënë se askush nuk e ka të drejtën e mohimit për referendum të pavarësisë së tyre.

“Ata kanë të drejtën të jetojnë të lirë e në paqe gjithashtu në solidaritet me njerëzit tjerë anembanë botës”, ka përfunduar ai.