Arbëri

Ky është parashikimi i motit për ditët në vijim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët në pesë ditët në vijim.

Temperaturat do të jenë normale që i përgjigjen mesatareve të viteve tjera.

Minimalet do të regjistrohen nga 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-32 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të jetë konstante në vlerat e normales me tendencë të uljes në pjesën e dytë të javës.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.