Arbëri

Për përkthimin e dosjes “Stenta”, Prokuroria jep 35 mijë euro pa tender

Descriptive Text

Prokuroria e Shtetit është mburrur qe dy vjet për ngritjen e aktakuzës “Stenta”, e cila është aktakuza më e madhe që nga paslufta për korrupsion.

Por vetë ky institucion gjatë trajtimit të këtij rasti është përfshirë në parregullsi e shkelje ligjore, të cilat Kodi Penal i klasifikon si vepra penale që lidhen me korrupsion, shkruan sot Koha Ditore.

Ky institucion nuk ka hapur fare tender për përkthimin e shkresave të kësaj lënde.

Në kundërshtim me ligjin e kanë ftuar një kompani dhe kanë përjashtuar përkthyesit e tjerë. Këtë e kanë bërë, siç kanë thënë ata, pasi lënda ka përmbajtur “informata konfidenciale”. Por vetëm 7 faqe nga e gjithë dosja mbi 10-mijëfaqeshe janë të klasifikuara si dokumente konfidenciale. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)