Arbëri

Forca e AKR-së nuk siguron Qeveri stabile

Behgjet Pacolli mund të ndërrojë kamp politik, por jo me të gjithë deputetët e AKR-së, të cilën ai e drejton. Së paku, Korab Sejdiu nuk do t’i shkojë pas.

Sejdiu është kundër vlerësimeve publike që e prezantojnë AKR-në si partner të ardhshëm të koalicionit PAN, edhe pse kjo parti është pjesë e koalicionit LAA, shkruan sot Koha Ditore.

Ai thotë të mos ketë indikacione se AKR-ja do t’i bashkohet subjektit që ka shënuar fitore relative në zgjedhjet e parakohshme, pavarësisht paralajmërimeve të fundit të Pacollit.

Këmbëngulja e këtij deputeti është se do të votonte kundër një Qeverie ku është PAN-i, edhe sikur të gjithë ligjvënësit e tjerë të Kuvendit të ishin pro saj. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)