Arbëri

Zgjatet sërish afati për aplikim për subvencione

Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se për herë të dytë e ka shtyrë afatin për aplikim për subvencione.

“Shtyhet për herë të dytë e të fundit afati për aplikim në Programin për pagesa direkte / subvencione 2023. Zgjatja e këtij afati bëhet për 7 ditë përkatësisht nga data 7 prill 2023 deri më 14 prill 2023 në ora 16:00. Punë të mbarë e të bereqetshme”, thuhet në njoftimin e së enjtes.

Kjo është hera e dytë që ky afat shtyhet. Më 28 mars Ministria pati vendosur që afati, i cili ishte paraparë të mbyllej më 30 mars, të shtyhej deri më 6 prill.