Arbëri

Lëndohen 7 studentë të SKV-së dhe një polic, 10 protestues të ndaluar

Descriptive Text

Shtatë përfaqësues të SKV-së janë lënduar dhe 10 të tjerë janë dërguar në polici.

Kështu kanë deklaruar Imer Fejza dhe Nurimshahe Demaliaj, pas aksionit të studentëve në rektoratin e UP-së.

Mësohet po ashtu se i lënduar ka mbetur edhe një polic.

47 vjetori i themelimit të UP-së është mbajtur në sallën ku mbahen mbledhjet e senatit dhe jo si rëndom në sallën e kuqe të Fakultetit Filologjik.

Në sallë kishte edhe përfaqësues të lëvizjes studentore SKV.

Me të dalë në skenë rektori i UP-së, Marjan Dema, ai grup i studentëve të organizatës SKV kanë filluar të brohorisin se “UP është institucion i pushtetit” dhe menjëherë ka reaguar sigurimi.

Ata u nxorën jashtë dhe Rektori Dema mbajti fjalimin.

Por jashtë serish pati fishkëllima dhe aty aksioni protestues vazhdoi duke u përleshur me Policinë. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.