Mikullovci nuk do të thërrasë më takime konsultuese, vetëm vazhdimin e Seancës

10 August 2017 19:06

Partitë politike nuk do të mblidhen më në takime konsultuese por vetëm në vazhdim të seancës.

KohaVisioni ka mësuar nga burime brenda Kuvendit se kryesuesi Adem Mikullovci nuk do të thërrasë më takime të tilla që i ka kërkuar PAN-i por e ka caktuar vazhdimin e seancës së Kuvendit.

Deputetët do të mblidhen përsëri të hënën në Kuvend në orën 10.

Ftesa, të cilën e ka siguruar KTV-ja, tashmë iu është dërguar atyre.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, të mërkurën, ka thënë se duhet një tjetër takim konsultues, në mënyrë që ata të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstitutive të Kuvendit.

Por, partitë politike kanë paralajmëruar se po shikojnë mundësitë juridike që të zhbllokojnë situatën e krijuar në Kuvend.

Qëndrimet e VV-së dhe LAA-së vazhdojnë të mbesin të palëkundura – nuk e votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

Koalicioni rreth PDK-së, që ka 39 deputetë dhe 20 të minoriteteve, që kanë paralajmëruar votën për kryetar të Kuvendit, ende nuk ka shkuar në Kuvend, për të propozuar emrin e kryeparalamentarit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme