Arbëri

Mot me shi dhe shkarkime rrufesh gjatë vikendit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të çrregullta.

IHMK-ja njoftoi se gjatë së shtunës vranësirat në orët e vona do të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa e diela parashihet të jetë më e qetë.

“Dita e shtunë parashihet të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Vranësirat në orët e vona parashihen që vende –vende të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i qetë, me pak vranësira dhe me intervale të gjata me diell”, thuhet në njoftimin e Instituti.

Ndërsa, sipas IHMK-së, parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5 m/s.