Krasniqi: Asgjë nuk mund të bëhet pa PAN-in sot në seancë

Krasniqi: Asgjë nuk mund të bëhet pa PAN-in sot në seancë

10 August 2017 10:02

Albert Krasniqi nga KDI, tha se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet sot, nuk do të sjellë asgjë pavarësisht se kanë kaluar dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve.

“Tani ka pengesa dhe vonesa. Të paktën vetëm dje është thënë se vetëm Kadri Veseli do të jetë i vetmi kandidat për të parin e Kuvendit”, tha ai sot në rtk.

Sipas tij do të ishte mirë që PAN të vije në seancë. ‘Ky do të ishte veprim më i mirë dhe jo të bojkotohet seanca”, tha ai.

Krasniqi tha se tani po dalin kushte ndërmjet partive. “Sot nuk mund të presim se do të ketë konstituim. Asgjë nuk mund të bëhet pa PAN-in në seancë”, tha ai.

Krasniqi vlerësoi se mund të ketë ndryshim të situatës. Edhe për ultimatumin e Pacollit, ai tha se do të mund të thellohet ndarja, tek partitë. “Do të jetë vështirë të kemi stabilitet”, tha ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme