Arbëri

Humolli ndahet nga VV-ja

Fatmir Humolli është ndarë edhe zyrtarisht nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës të mërkurën, deputeti Humolli është parë i ulur ndaras kolegëve të tij nga VV-ja.

Ai është ulur në pjesën ku ulen deputetët e opozitës, më saktësisht ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Është parë edhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka shkuar të bisedojë me Humollin. Më vonë, për t’u konsultuar shkoi edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

{gallery}

Humolli javën e kaluar ka paralajmëruar largimin nga VV-ja. Ka thënë se do ta bëjë një gjë të tillë atëherë kur Qeveria do t’i mbushë dy vjet qeverisje, pra sot më 22 mars. Ai është shprehur i pakënaqur me punën e Qeverisë.