Arbëri

Guterresi bën thirrje për implementim të shpejtë të Marrëveshjes së Ohrit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve.

Në Ohër më 18 mars kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u dakorduan edhe për aneksin e implementimit të Marrëveshjes bazë të BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

“Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së përshëndet njoftimin e fundit nga Bashkimi Evropian për një dakordim mes palëve për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Farhan Haq, zëvendës i zëdhënësit të Sekretarit të OKB-së, Guterres, për “Europa Press”.