Arbëri

Komandanti i KFOR-it takohet me Mojsiloviqin, diskutojnë për Marrëveshjen e Ohrit

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, është takuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq, me të cilën kanë diskutuar për Marrëveshjen e Ohrit, të arritur më 18 mars mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit të KFOR-it në Twitter, Ristuccia dhe Mojsiloviqi diskutuan për implikimet e sigurisë të rezultateve pozitive të takimit të Ohrit.

“Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, takoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq, në Beograd. Ata diskutuan për implikimet e sigurisë të rezultateve pozitive të takimit të Ohrit më 18 mars dhe konsoliduan bashkëpunimin e tyre”, thuhet në njoftim.