Arbëri

Krerët e Listës Serbe i thonë Hovenierit: S’marrim pjesë në zgjedhjet në veri pa u formuar Asociacioni

Lista Serbe e ka përsëritur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës që do të mbahen më 23 prill, nëse nuk formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe nuk largohen “njësitetet e policisë speciale të Prishtinës”.

Delegacioni i Listës Serbe me në krye presidentin Goran Rakiq dhe nënkryetarët Dalibor Jevtiq e Igor Simiq, kanë zhvilluar takim të hënën me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Përfaqësuesit e Listës Sebre shprehën një qëndrim të qartë se partia nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme lokale në komunat në veri të Kosovës e M., derisa të mos plotësohen kërkesat për të cilat erdhi largimi nga institucionet e Kosovës, e ato janë formimi i AKS-së dhe tërheqja e të gjitha njësive speciale të Prishtinës nga veriu i Kosovës e M.”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.