Arbëri

Ambasadat e Britanisë në Kosovë dhe Serbi: Kurti e Vuçiqi bënë hap të guximshëm në Ohër

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë përmes një postimi në Facebook ka shkruar se mirëpresin marrëveshjen në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

Ambasada shkruan se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë bërë hap të guximshëm duke rënë dakord për planin e zbatimit të marrëveshjes.

Ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar në Beograd dhe Prishtinë mirëpresin marrëveshjen e kësaj fundjave në Ohër: Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq bënë një hap të guximshëm dhe domethënës përpara duke rënë dakord për një plan për zbatim këtë fundjavë. Ne presim – dhe jemi të gatshëm të mbështesim të dyja palët të lëvizin shpejt për ta bërë marrëveshjen realitet”, thuhet në postim.