Arbëri

Bildt uron për Marrëveshjen, thotë të mos harrohen mësimet nga dakordimi i vitit 2013

Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, ka uruar Kosovën dhe Serbinë për marrëveshjen e arritur të shtunën në Ohër.

Bildt, që kishte shërbyer ndër të tjera edhe si i dërguar i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Ballkanin nga viti 1999 deri më 2001, ka thënë se kjo marrëveshje është hap i rëndësishëm për të ardhmet e dy vendeve.

“Urime Miroslav Lajçakut dhe Josep Borrellit për arritje të kësaj marrëveshje, pas viteve diplomaci të durueshme. Koordinimi me SHBA-në po ashtu ka qenë i rëndësishëm. Por, më kryesore urime Kosovës dhe Serbisë për një hap të rëndësishëm drejt të ardhmeve të tyre”, ka shkruar Bild në Twitter.

Bildt ka qenë edhe ministër i Jashtëm i Suedisë e po ashtu ndërmjetësues në luftërat në ish-Jugosllavi.

Bildt ka thënë se implementimi i marrëvehsjes kërkon një monitorim shumë të ngushtë dhe menaxhim në vitet në vijim.

“Mësimet nga marrëveshja e vitit 2013 nuk duhet harruar. Ka ambiguitete që kërkojnë vigjilencë”, ka thënë Bildt.