Arbëri

BE-ja njofton për vizitën e Borrellit në Shqipëri e Maqedoni V. këtë javë

Bashkimi Evropian ka njoftuar për vizitën që Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, do t’ia bëjë Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut këtë javë.

Borrell do të qëndrojë më 15-16 mars në Shqipëri, ndërsa më 16-17 mars në Maqedoni të Veriut.

“Këto vizita do të jenë mundësi për të rishikuar marrëdhëniet bilaterale BE – Shqipëri dhe BE – Maqedoni e Veriut sipas Marrëveshjeve të Stabilizimit Asociiimit, dhe të diskutohen zhvillimet e fundit në dy shtetet dhe në Ballkanin Perëndimor”, thuhet nga BE-ja.

Më 15 mars në Shqipëri, Borrell do të takohet me kryeministrin Edi Rama para se ta kryesojë Këshillin e Stabilizim Asociimit Shqipëri – BE në Tiranë më 16 mars.

“Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, Komisioni Evropian nga komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi. Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë, Borrell, kryeministri Rama dhe komisioneri Varhelyi, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media”, thuhet nga BE-ja.

Borrell më 16 mars do të udhëtojë në Maqedoni të Veriut, ku do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski fillimishyt e më pas do të drejtojë më 17 mars Këshillimin e Stabilizim Asocimit BE – Maqedoni të Veriut. Më pas do të mbahet konferencë e përbashkët, ku pos Borrellit e Kovaçevskit do të jetë edhe komisioneri për zhvillim Varhelyi.

Më 18 mars në Ohër është paraparë që Borrell e emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak të mbajnë rundin e radhës të bisedimeve të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.