Arbëri

Sot pritet të zgjidhen kryetari i Supremes e i Apelit

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Gjyqësor, pritet të votohet për kryetar të Gjykatës Supreme dhe atë të Gjykatës së Apelit, raporton KTV.

Kandidatë për kryetar të Supremes janë Enver Peci, Erdogan Haxhibeqiri, Nesrin Lushta e Valdete Daka.

Ndërsa, për të udhëhequr me Gjykatën e Apelit, kandidatë janë Hasan Shala, Xhevdet Abazi e Tonka Berishaj.

Në janar të këtij viti, KGJK-ja kishte zgjedhur për kryetar të Supremes Hasan Shalën, por pas më shumë se 6 muajsh, një ankesë e kandidates Tonka Berishaj në Gjykatën Kushtetuese, e kishte anuluar zgjedhjen e tij, e ngjashëm kishte ndodhur edhe me Gjykatën e Apelit.

Për kryetar të gjykatës e shkallës së dytë, anëtarët e KGJK-së kishin zgjedhur Enver Pecin, e pas ankesës së Valdete Dakës, ishte anuluar vendimi për zgjedhjen e Pecit për kryetar, duke obliguar KGJK-në për përsëritje të procesit të votimit, pas ndryshimeve në rregulloren për zgjedhjen e kryetarëve të Gjykatave.