Takimi konsultativ përfundon pa rezultat, seanca konstitutive nesër Foto: Koha

Takimi konsultativ përfundon pa rezultat, seanca konstitutive nesër

09 August 2017 11:35

Takimi i sotëm konsultues i partive politike për gjetjen e një zgjidhje për formimin e institucioneve të Kosovës ka përfunduar pa ndonjë rezultat.

Kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci theksoi se seanca do të mbahet nesër duke filluar nga ora 10.00, transmeton kp.

Në këtë takim nuk u mbështet propozimi i koalicionit PAN që të mërkurën të mbahet edhe një takim konsultativ, për të caktuar një seancë për të enjten ose të premten.

Ndryshe, në takimin e sotëm konsultativ nuk mori pjesë Lëvizja Vetëvendosja, derisa të pranishëm ishin përfaqësues të koalicionit PAN dhe LAA.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme