Arbëri

Komisioni miraton amendamentet kushtetuese për vettingun

Komisioni ad-hoc i Kuvendit për zhvillimin e procesit të vettingut ka miratuar amendamentet kushtetuese për këtë proces.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

“E lumtur që Komisioni Ad-Hoc i Kuvendit të Republikës Kosovës, me unanimitet të plotë ka miratuar amendamentet kushtetuese për vettingun në Sistemin e Drejtësisë. Falënderoj anëtarët e komisionit, përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë, anëtarët e shoqërisë civile, partnerët ndërkombëtar dhe ekspertët e pavarur për kontributin e tyre në finalizimin e amendamenteve kushtetuese”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.