Arbëri

Gruda – Haxhiut: S’mund ta largosh vëmendjen nga zhdukja e mostrave të Deharit duke sulmuar PDK-në

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetin e Qeverisjes së Mirë në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, i ka reaguar ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila të martën ka thënë se dërgimi i Ligjit për Byronë në Kushtetuese nga ana e PDK-së, ka për qëllim zvarritjen e reformave.

“Ministrja e Drejtësisë nuk mund të largoj vëmendjen nga skandali i zhdukjes së mostrave të rastit Dehari duke sulmuar PDK-në pse ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Byronë. Në çdo demokraci normale, një ministre e Drejtësisë do të duhej të mos kishte frikë nga Gjykata Kushtetuese por ta mirëpriste vendimin e saj”, ka shkruar Gruda në Facebook.

Image

Sipas tij Kosova duhet të ndahet njëherë e mirë, siç ka thënë, nga logjika e gazit lotsjellës dhe e dhunës në institucione, dhe të kthehet tek logjika, parimet dhe vlerat e Kushtetutës, të cilën ne do ta mbrojmë çdo ditë.