Arbëri

Hovenier: Jemi krenarë për mbështetjen që i kemi dhënë Kosovës

Descriptive Text

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë se SHBA-ja është krenare për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës ndër vite.

Hovenier përmes një postimi në Twitter ka kujtuar ditën kur SHBA-ja e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke thënë se në Kosovë ka lulëzuar demokracia.

“Këtë Ditë të vitit 2008, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën. 15 vjet më vonë, ne jemi krenarë për mbështetjen tonë dhe të frymëzuar nga demokracia e gjallë dhe e lulëzuar që ka arritur populli i Kosovës”, ka shkruar Hovenier.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka uruar të premten popullin e Kosovës për 15-vjetorin e Pavarësisë.

Në letrën e tij, Blinkeni ka thënë se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në këta 15 vjet, duke shprehur mirënjohje për rreshtimin e saj krah vendeve perëndimore në rastin e Afganistanin dhe luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Përparimi i Kosovës gjatë pesëmbëdhjetë vjetëve të Pavarësisë është i jashtëzakonshëm për hapat e saj të mëdhenj në zhvillimin e një demokracie të qëndrueshme, multietnike dhe gjithëpërfshirëse. Kosova është një nga vendet më të reja në botë; qytetarët e saj me të drejtë janë krenarë për progresin që ka bërë Kosova në promovimin dhe avancimin e vlerave demokratike dhe forcimin e institucioneve për të ofruar qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësi ekonomike për të gjithë kosovarët. Ne jemi thellësisht mirënjohës për pritjen bujare të Kosovës të afganëve të zhvendosur, përgjigjen e prerë të Kosovës ndaj luftës brutale dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës dhe për ndihmën ndaj gazetarëve dhe të tjerëve që kërkuan strehim në vendin tuaj”, thuhet në letrën e Blinkenit.