Arbëri

BE-ja konfirmon: Kurti e Vuçiqi takohen në Bruksel më 27 shkurt

Descriptive Text

Takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet me 27 shkurt në Bruksel, ka konfirmuar Bashkimi Evropian (BE).

“Të hënën me 27 shkurt Përfaqësuesi i lartë/Zëvendës Presidenti i Komisionit, Josep Borrell do të organizojë një takim në nivel të lartë të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës në kuadër të dialogut” thuhet në njoftimin e lëshuar nga Shërbimi i veprimit të jashtëm i BE-së (EEAS).

Në të po ashtu njoftohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Përfaqësuesi i lartë, Borrell, i shoqëruar nga i dërguari i posaçëm për dialog Miroslav Lajçak, do të kenë takime të ndara me liderët për të vazhduar pastaj me takim të përbashkët.

“Takimi do të fokusohet në propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë” thuhet në njoftim.