Arbëri

OVL e UÇK-së vendos në Kuvend posterë me portretin e ish-presidentit Thaçi

Anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë vendosur disa posterë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku shihet ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i parë shqiptar, Ismail Qemali.

“Heronjtë e kombit, shpallësit e Pavarësisë”, shkruhet në posterë.

Vendosja e këtyre posterëve është bërë pak para fillimit të seancës solemne të Kuvendit, e cila do të mbahet me rastin e 17 Shkurtit.