Arbëri

Abdullahu për situatën gjatë vërshimeve: Pushteti lokal duhet të fuqizohet

Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Shefki Abdullahu po raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë.

Ai tha se pushteti lokal duhet të fuqizohet, teksa ka folur për vërshimet në disa komuna gjatë muajit janar.

“Pushteti lokal duhet të fuqizohet. Disa i kanë edhe divizionet në kuadër të drejtorive, organeve kompetente, por edhe kryetarit. Herën e fundit nuk po i apostrofojë kryetarët me emra, por kanës shapllur gjendje të jashtëzakonshme, në vend se me shpallë gjendje emergjente. Aty do të ketë mosrespektim të procedurave. Duhet të fuqizohen gjithsesi sepse, duhet shumë punë", ka thënë ai.

Ai shtoi se komunat në veri të vendit funksionojnë në bazë të marrëveshjes së vitit 2013. /ksp