Haxhiu: Bllokuesit t’i kthehen seancave në Kuvend

Haxhiu: Bllokuesit t’i kthehen seancave në Kuvend

07 August 2017 14:15

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se bllokuesit duhet t’i kthehen seancave në Kuvend, kështu t’i hapet rruga krijimit të Qeverisë.

Postimi i Haxhiut në Facebook:

Koalicioni PAN, ndonëse thonin se i kanë votat, u vonuan dy orë në seancën konstituive të 3 gushtit. Kur erdhën pas dy orësh, i kërkuan edhe dy orë të tjera. Enver Hoxhaj me një fjalë tha "ndoshta pas drekës ndryshojnë gjerat"!

Pas dy orësh, nuk u kthyen më. Nuk erdhën as të premten, ne vazhdimin e seancës konstituive.

Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti Adem Mikullovci, i ka të drejtat e plota për të thirrur seancën konstituive, kurdo që ai e konsideron të nevojshme dhe arsyeshme. S'ka asnjë obligim karshi kërkesave për takime konsultative.

Bllokuesit duhet t'i kthehen seancave në Kuvend. Për t'i hapur rrugë krijimit të Qeverisë, konstituimi i Kuvendi duhet të bëhet sa më parë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme