Arbëri

Moti i nxehtë në Shqipëri ikën pas datës 10

Descriptive Text

Edhe dita e sotme në Shqipëri do të jetë e nxehtë dhe me temperatura të larta, të cilat pritet të arrijnë deri në 38 gradë C.

Vala e të nxehtit Afrikan që ka pushtuar vendin pritet të largohet vetëm në fundjavë.

Sipas Meteoalb, vala e të nxehtit do të tërhiqet të premten nga Europa, duke i lënë vend normalitetit termik të muajit gusht.

Dita e nesërme do të shënojë pak rënie, pasi temperaturat parashikohet të shkojnë 36 -37 gradë.

Më tej, sipas Meteoalb, temperaturat do të ulen pas datës 10, ku maksimumi do jetë rreth 32 grade C.