Arbëri

Temperaturat shënojnë ulje mbi vendin tonë

Descriptive Text

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media, ka njoftuar për motin që do të mbajë këtë javë, e ndërsa thuhet se do të jetë pjesërisht i vranët, transmeton Koha.net.

Në njoftim thuhet se do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat maksimale do të shënojnë ulje për 3-8 gradë Celsius në rang vendi.

Nëpër territore të vogla vranësirat mund të shoqërohen me reshje afatshkurta, dhe shkarkime rrufesh, kryesisht pasditen e së hënës dhe në fundjavë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 11m/s.