Arbëri

Kusari-Lila: Kemi hyrë në dy muajt kritikë për kursimin e energjisë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike.

Përmes një postimi në Facebook ka shkruar se vendi ka hyrë në dy muajt e fundit dhe kritikë për kursimin e energjisë elektrike.

“Kampanjës së Qeverisë për të ngritur vetëdijen dhe për të shtuar masat për kursimin e energjisë i janë bashkangjitur Ambasadorë dhe përfaqësues të Qeverisë. Të gjithë duke kursyer nga pak në përditshmërinë tonë, bashkë bëjmë diferencën e madhe për gjithë sektorin! Të mbështesim bashkë fushatën për masat e kursimit të energjisë”, ka shkruar ajo.