Arbëri

Haradinaj: Sa e mban Kurti fjalën, unë e mbaj kryet nën ujë

Daut Haradinaj, ish-deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për ndryshim qëndrimesh. Në një postim në Facebook, ai ka ironizuar me kohëzgjatjen e “mbajtjes së fjalës nga Kurti”.

“E pashë vendosmërinë e Kurtit për të satën herë dhe mirë që po reflekton, ama sa po e mbajke fjalën ky, unë e mbaj krytë ndër ujë!” ka shkruar Haradinaj.

Image

Të enjten në seancën e Kuvendit, kryeministri Kurti prezantoi gjashtë kushte nën të cilat u shpreh se do të pranonte formimin e Asociacionit. Kushtet që përmendi ishin që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën, të ndërrojë emrin, të mos jetë monoetnik, të mos ketë kompetenca ekzekutive, të drejtat e pakicave të kenë parimin e reciprocitetit, të shuhen strukturat ilegale të Serbisë, që Asociacioni të jetë pjesë e marrëveshjes finale e të zbatohet pas njohjes e që Serbia t’i tërheqë letrat dërguar shteteve mosnjohëse në BE për të kundërshtuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Nga opozita kushtet e Kurtit u konsideruan si ndryshim qëndrimesh e si pranim i formimit të Asociacionit.