Arbëri

LDK: Kurtin dhe këtë pushtet nuk mund ta përballojmë

Descriptive Text

Lidhja Demokratike e Kosovës duke përmendur shtrenjtimet që ka përjetuar pothuajse çdo produkt në vend, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se i ka dalë çdo gjë jashtë kontrolli.

LDK-ja ka thënë se “qytetarët po vazhdojnë të paguajnë çmimin e paaftësisë qeverisëse”.

“Kryeministrin Kurti dhe këtë pushtet nuk mund ta përballojmë”, ka thënë LDK-ja në një reagim në Facebook ku ka publikuar një grafikë që shfaq rritjen e çmimeve.